Ylli Manjani: Troç dhe me fakte!
PD denoncoi shkeljet e rënda të Kushtetutë dhe ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në KLGJ dhe KLP!
Denoncim më të qartë e të plotë nuk mund të kishte! Përkatësi politike (deri edhe komuniste), fshehje e të dhënave kompromentuese, bashkëpunëtorë të Sigurimit të shtetit dhe të dënuar nga gjykata!
Nuk e di se çfarë duhet tjetër për të kuptuar kapjen politike të drejtësisë me emra vulnerabël!
Besoj se opozita e ka bërë detyrën e saj me korrektësi!
Ata që e kanë në dorë, ta mbajnë!
Ja denoncimi i PD:
“Kandidati për KLGJ nga shoqëria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklaratë ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqsor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale.
Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorezuar në Kuvend por është fshehur për anëtaret e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listen të pavlefshme
Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidateve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marre masa administrative për mospagesen e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatet. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën
ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon.
Kozma Jano nga rradhët e avokateve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se ka qene bashkepunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Telefoni.”
Kozma Jano ka qenë kryetar i Partise Komuniste dega Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltareve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ.
Alfred Balla në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në shoqërine civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiature e një kandidati tjetër. (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat.”
Deklaratë, jo shaka!
P.S. Po tani, shoqe e shokë Ambasadorë?! Nxirreni atë deklaratë! Mbështetini këto kandidatë!
Por gjejini vend ONM-së…