Nëna shqiptare digjet brenda shtëpisë bashkë me 4 fëmijët
Një tragjedi ka ndodhur në Tetovë të Maqedonisë, ku si pasojë e zjarrit në banesë ka humbur jetën nëna shqiptare bashkë me 4 fëmijët e saj. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, në shtëpinë e Sulejman Zulbeharit. Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër. Pronari i shtëpisë, gjatë zjarrit, ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare.
Please follow and like us: