Ylli Manjani: Padyshim që do të protestoj!
Jo thjesht si opozitar, por edhe më thjesht akoma, si qytetar kam ndërmend të protestoj.
Detyra numër 1 e çdo qytetari është të protestojë ndaj të keqes!
Çdo ditë protestoj, por të shtunën do ta bëj bashkë me të tjerë, live në shesh!
Nuk do shkoj në zgjedhje, por në protestë! Nuk do shkoj për të ndarë kush është më i miri, por për të denoncuar të keqen, rrenën, mashtrimin, sundimin dhe paligjshmërinë!
Kur të vijë dita e zgjedhjeve do të kem mundësi të zgjedh. Sot do protestoj!
Jam po aq i velur sa shumë të tjerë nga partitë, por ska mënyrë tjetër organizimi shoqëror më efektiv. Ndaj do ti bashkohem thirrjes së opozitës edhe si opozitar, por më shumë si qytetar!
Nuk pranoj të gënjehem! Nuk gënjej askënd dhe ska pse të pranoj të gënjehem!
Jam qytetar Europian dhe dua të jem pjesë e Europës. Kam respekt për kontinente e popuj të tjerë, por mbetem Europian. Qeveria do të më bëjë turk!!! Për këtë protestoj!
Lirinë që qytetarit ja ka dhënë perëndia, ja merr qeveria! Pa dyshim protestoj ndaj qeverisë, që të mos katandisem ti kërkoj hesap perëndisë!
Ligji është garancia e qytetarisë dhe jo pronë e qeverisë! Qeveria e shkel ligjin, qytetaria duhet të shkelë qeverinë jo veten!
Për të gjitha ato tema që këtu i kemi debatuar bashkë, drogën, krimin, arrogancën, paligjshmërinë, padrejtësinë e sundimin e shumicës fiktive, kam ndërmend të protestoj!