Albspirit

Media/News/Publishing

Etilda Gjonaj drejt ndjekjes penale

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pritet të ndiqet penalisht për largimin nga Shqipëria përmes ekstradimit joligjor të Nazer Seitit, dëshmitarit të vetëm të dosjes Tahiri.

Ndërkohë q ëkishte një vendim gjyqësor që nuk esktradonte Seitin, Gjonaj ka bërë presion që specialistët e fushës të firmosin dokumenta që lejonin ekstradimin e tij.

Panorama raporton se dy specialiste të Ministrisë së Drejtesisë, të sektorit të ekstradimeve dhanë dorëheqjen para dy ditësh, pasi nuk pranonin të firmosnin ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti. Ina Toci dhe Suela Collaku janë dy specialistet e ministrisë që janë larguar nga detyra.

Një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda kishte ndaluar ekstradimin e krahut të djathtë të Moisi Habilajt jashtë vendit, duke qenë se ishte person nën hetim nga prokuroria.

Por Ministria e Drejtësisë është justifikuar me faktin se nuk ishte njohur me këtë vendim, duke ia lënë fajin Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndërkohë që Seiti u largua në fshehtësi pa lajëmruar bile as avokatin e tij, pa le më prokurorin, jo e jo.

Please follow and like us: