Shkarkohet drejtori i Albpetrol, Endri Puka
Shkarkohet drejtori i Albpetrol, Endri Puka
Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administratorit. Edri Puka nuk do të jetë më drejtori i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës është miratuar ndryshimi i administratorit. Në vend të Pukës është emëruar Kastriot Bejtaj, i cili deri më tani mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol.
“Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administratorit. Ing. Kastriot Bejtaj, i cili momentalisht mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol sh.a., është emëruar administratori i ri i shoqërisë ndërsa drejtuesi i deri më tanishëm, z. Endri Puka, është larguar për t’u angazhuar në një tjetër detyrë. Aktualisht, një grup ndërministror është ngritur me urdhër të Kryeministrit dhe po studion skenarët më të mirë për ristrukturimin e shoqërisë. Zoti Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërministror për ristrukturimin e Albpetrol sh.a si dhe do të udhëheqë të gjithë procesin e ristrukturimit në Albpetrol sh.a.”, thuhet në njoftimin e Albpetrol.
Endri Puka, drejtonte Albpetrol që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ai ishte propozuar në atë detyrë në Koço Kokëdhima, pasi më parë ka qenë drejtor në bizneset e ish-deputetit socialist.