Albspirit

Media/News/Publishing

Çështja çame, Bushati: Nuk kemi pretendime territoriale

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në lidhje me çështjen çame Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Bushati foli për ecurinë e marrëdhënieve dhe fushat ku po diskutohet me Greqinë.

Procesi i bisedimeve është një proces që vazhdon. Është e rëndësishme që të ndërtohet mbi disa parime europiane dhe mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje e cila në fund të ditës është e pranueshme për palët.

Një çështje që unë dua ta shtroj para jush është edhe ajo për të cilën ky parlament në 2012 ka nxjerrë një rezolutë që ne e konsiderojmë si çështja çame.

Shqipëria edhe në këtë pikë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. E para duke iu përmbajtur dhe duke iu referuar protokollit të Firencies edhe aktit final të Helsinkit ne shprehim angazhimin tonë të qartë dhe të palëkundur për mosndryshimin e kufijve. Pra jo vetëm Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial, por për më tepër dënojmë çdo pretendim  të tillë dhe çdo kërkese që mund të vijnë nga segmente të caktaura të shoqërisë shqiptare. Përshëndesim qëndrimin  e qeverisë greke për këtë cështjen dhe vlerësojmë dënojmë  që qeveria greke i bën akteve apo segmenteveë periferike që flasin rivendikim të territoreve”-tha Bushati.

Please follow and like us: