Albspirit

Media/News/Publishing

Nënkomisioni Ad-hoc përjashton Altin Hazizaj nga shorti për KLGJ

Në sallën e Komisionit të Ligjeve është zhvilluar sot mbledhja e radhës e nënkomisionit Ad-hoc për zgjedhjen e kandidatëve për KLP dhe KLGJ.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pasi në Kuvend u rrëzua lista e parë me kandidatë për këto dy institucione të rëndësishme të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi.

Përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës kanë pasur diskutime të ashpra lidhur me emrat e përzgjedhur, ku PD dhe LSI kanë kontestuar fort kandidatin nga Shoqëria Civile për KLGJ, Altin Hazizaj.

Opozita konstatoi se Hazizaj kishte qenë dy herë i dënuar dhe sipas deputetit të PD, Oerd Bylykbashi ai është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Këto argumenta të mbështetura edhe ligjërisht, kanë bërë që  Altin Hazizaj të përjashtohet nga shorti i kandidatëve për anëtarë të KLGJ.

Pro përjashtimit të Hazizajt votuan edhe tre deputetët e PS, që janë anëtarë të këtij nënkomisioni.

Please follow and like us: