Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja te pediatria, zbulohet identiteti i personit që u qëllua për vdekje

Viktimë e atentatit të ndodhur te Pediatria, në Tiranë, mësohet se ka mbetur një 41-vjeçar.

Pak pas ngjarjes së rëndë, policia doli me deklaratë dhe konfirmoi se viktima është një burrë 41 vjeç, me emrin Devi Kasmi, nga Tirana.

Ka qenë një telefonatë që ka raportuar për të shtëna me armë, në rrugën”Kongresi i Manastirit”.

Policia konstatoi në vendin e ngjarjes trupin e pajetë të 40-vjeçarit, i cili mësohet se është qëlluar me armë nga një person që lëvizte me motorr.

Për të rënë në gjurmët e autorit të maskuar, janë ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor në  vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikmin e autorëve.

Please follow and like us: