Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtoria e Doganave bëhet me WC të reja…, falë vizitës së pritshme të Ramës

“Fat” i madh mund të quhet për drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të cilat bëhen me WC-të reja, për shkak të vizitës së pritshme të kryeministrit Edi Rama për inaugurimin për të disatën herë, të këtyre ambienteve. “Sihariqin” e jep “doganieri dixhital” i cili me këtë rast rendit edhe “të mirat” e tjera përfituese, që nga ambientet e brendshme të punës e deri te riparimi i rrugës së shkatërruar sipas tij, nga lali Eri.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Vjedhje, nepotizem, tollovi ne narkodoganen e vendit, presin viziten e Norieges!

Lexoni denoncimin e doganierit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor! Po ju informoj nga Drej Pergj Doganave: Keto dite po behen rregullime totale te gjith godines sepse presim km.
Eshte duke u pastruar cdo cep i nderteses…te gjitha zyrat e qelbura jane lyer kane sjelle dollape etazher tavolina e karrige te reja, nje pjese prej tyre marre perkohesisht ne subjekte private.
Me kete sebep jane zhbllokuar te gjitha Wc se te gjitha ishin jo te rregullta …nuk punonin galixhantet…rubinetat e prishur e pa drita….sepse lartmadhnia km do inaguroj zyren qendrore te Vleres…

Fitorja me e madhe eshte se pastruan oborrin e po rregullojne rrugen qe kemi 1 vit qe lali Eri na e ka prish dhe e ka lene gropa gropa, qe shkatroj makinat te gjithe punonjesve.
Fitore me ne fund per ato qe pastrojne kepucet cdo dite e per makinat qe dukeshin sikur vijne nga ndonje katund nga lluca e pluhuri.
Dr.Personelit po ben strukturen qe eshte bere lesh e li jane ndryshu gjithe departamentet e drejtorite ne to… se kur te vij gjatoshi e do gati….gjoja…Se per konkurse jane te gjitha kot….ne testimin qe ju be doganierve…ato qe nuk e fituan vajten te DAP ne interviste gojore….se ishin te gjitha ato te Rilindjes.

Edhe nje dicka tjeter…ne Nentor 2016 kur erdhi Km i pushoj te gjithe Drejtoret e drejtorive…..kot sigurisht..kot fare ……sepse mbas 6 muajve te gjithe pa perjashtim jane vene perseri.

Ke te heqi shoqen e Spiropalit qe eshte Dr.investimesh e duket puna e saj…..tezen e Xhaxhkes qe eshte Dr.Kontrollit te brendeshem… apo Kushurira e Sajmirit qe eshte Dr.Maredhenieve me jashte…gjithashtu djali xhajes Bushatit qe eshte Kryetar i Tiranes…apo mbesen e Mero Bazes..dr e antikorupsionit dhe sa e sa te tjere….
Njedoj si kudo dhe ketu me ceshtje penale te mbyllura e drejtor e drejtoresha…bile njera F.Madhi dhe Dr.Finances….po krekosen qe nuk i kap vetingu, mgjs e denuar.
Neser pjesen me te madhe do i nxjerrin ne pune se kan frike mos dalin ne proteste….shumica e Drejtorive…gjoja se kane pune. Shto qe llogarin parapaguese e kan skandal nuk rakordojne fare.Subjektet fusin leket nuk bejn amendimin keta..
Bejn zhdoganime me leket e nuk po gjejn as fillin. Ju kerkohet nje pergjigje per armon dhe nuk dine si të pergjigjen!! Dy dite mbledhje dhe pa pergjigje!!! Gjithcka rrumpalle ne DP Doganave. Por feste e madhe…. presin gjatoshin km. Doktor, të uroj Jete të gjate dhe kalofsh mire!”.

Please follow and like us: