Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: Populli i Kosovës nuk e mbështetë shfuqizimin e Speciales

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka reaguar sërish në lidhje me nismën, ende në fuqi, në institucionet e Kosovës, për shfuqizimin apo ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht Gjykatën Speciale.

“Populli i Kosovës nuk e mbështetë nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. I përgëzoj politikanët dhe të tjerët të cilët po flasin publikisht në emër të qytetarëve të Kosovës, edhe pse kjo është e vështirë, për atë se çfarë është e drejtë për të armdhmen e Kosovës”, ka shkruar në Twitter ambasadori Delawie.

Në paraqitjet e mëhershme, Delawie kishte paralajmëruar deputetët dhe politikanët që qëndrojnë prapa kësaj nisme se mund të ballafaqohen me pasoja të ashpra.

Please follow and like us: