Akuzat e LSI, reagon Felaj: Opozita e vogël dhe abuzimet e saj skandaloze
Pas kritikave të sekretarit të Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari për punën e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, që sipas tij është kthyer në komision ekskursionesh, ka reaguar kryetarja Ermonela Felaj.
Braimllari tha sot se deputetët njoftohen për vizita njohëse nëpër godina të ndryshme të vendit dhe nuk diskutohen për ekstradimin e Nezar Seitit, për krimin, drogën etj. Kaq ka mjaftuar që të reagoi Felaj, e cila përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut ka sqaruar Brahillarin. Në reagimin e saj Felaj tha se në shërbimin e provës kanë marrë shërbim 30934 vetë që prej vitit 2009 deri në fund të vitit 2017.
“Qartesisht, institucioni kontribuon ne rritjen dhe promovimin e sigurise publike!
Per opoziten e madhe dhe te vogel, qe flasin me cinizem per keto vizita, iu themi qe Raporti i Monitorimit te KE per Kuvendin e Shqiperise, i ka konsideruar vizitat ne institucione si risi, duke i permendur nominalisht komisionet parlamentare qe e kane bere tanime këtë gjë pjesë të pandarë të punës se tyre”, tha Felaj.
REAGIMI I FELAJT
Shërbimi i provës, një institucion relativisht i ri, qe meriton te mbështetet, në mënyre që alternativat e dënimit me burgim te jene sa me efikase, që kushdo që në vend të dënimit me burgim , merr një dënim alternativ, ose perfiton nga nje prej alternativave te denimit, të këtë një shans real per t’u riedukuar, për të mos u rikriminalizuar, për t’u riintegruar në shoqëri.
30934 vete kane kaluar nepermjet ketij sherbimi prej vitit 2009 deri ne fund te vitit 2017. 6046 te denuar, nga te cilet 312 te mitur dhe 656 femra te denuara, vetem ne vitin e fundit.
Pertej nevojes qe ky institucion te performoje sa me mire te jete e mundur, vlen te kujtojme se edhe mbikeqyrja elektronike dmth, mbikeqyrja e dhunuesve te grave dhe vajzave, atyre me masa shtrenguese sigurimi etj, eshte pergjegjesi e ketij institucioni, Sherbimit te Proves!
Qartesisht, institucioni kontribuon ne rritjen dhe promovimin e sigurise publike!
Per opoziten e madhe dhe te vogel, qe flasin me cinizem per keto vizita, iu themi qe Raporti i Monitorimit te KE per Kuvendin e Shqiperise, i ka konsideruar vizitat ne institucione si risi, duke i permendur nominalisht komisionet parlamentare qe e kane bere tanime kete gje pjese te pandare te punes se tyre;
Dhe meqe veshtire te kuptojne nga kjo ane, iu themi po ashtu se gjate bisedes me punonjes te ketij sherbimi, na u pershkrua hollesisht edhe sesi eshte abuzuar nga perfaqesues te LSI ne ekzekutiv, me parate publike qe duhet te sherbenin per te blere byzylyket elektronike qe sherbejne per te mbikeqyrur dhunuesit! Miliona euro per te blere mall skarco!!!
Kjo po, do jete nje nga gjerat qe do e trajtojme ne vijim ne Komisionin e Sigurise!
Eshte rasti per te pare sesi eshte zbatuar ligji “Per mbikeqyrjen elektronike” dhe per t’i treguar publikut fytyren e vertete te abuzuesve qe na flasin serbes e qe parlamentin e kane kembyer me sharetoren nga ku dalin cdo dite!