Albspirit

Media/News/Publishing

Mazhoranca miraton aeroportin e Vlorës, rrëzohet KLGJ dhe KLP

Kuvendi pavarësisht bllokimit të foltores nga opozita ka vijuar punimet, ndërsa shumica ka miratuar rendin e ditës.

Shumica ka miratuar me 74 vota projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës nga kompania turke, me vlerë 100 milionë euro.

Gjithashtu një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe ajo për listat e KLGJ dhe KLP, e cila u rrëzua, pasi nuk mori 94 votat e domosdoshme.

Lista për KLP dhe KLGJ mori vetëm 73 vota, ndërsa do të rikthehet edhe njëherë në n/komisionin ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e emrave të tjerë, por opozita e kundërshton.