Albspirit

Media/News/Publishing

Nafta “Virgin”, arrestohet në Gjermani ‘ngjala’ Adrian Xhillari

Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë. Policia njofton se arrestimi i tij u bë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe u krye në bashkëpunim me homologët e tyre gjermane.

Xhillari ishte shpallur në kërkim janarin e 2016-ës pasi Gjykata e Fierit vendosi arrest me burg për të për kontrabandë.

Në 2015-ën Xhillari, si administrator i kompanisë Tea Construction & Petrol SH.A, në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.4 milionë litrave nafte Virgin.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet për këtë temë e cilësuar si skandali i naftës Virgin. Organi i akuzës kërkon 15 vite burg për Adrian Xhillarin, dhe 5 vite për ish-nëndrejtoreshën e doganave Lula Njebza.