Albspirit

Media/News/Publishing

“Energypress.gr” zbulon marrëveshjen për detin Greqi-Shqipëri

“Marrëveshja me Shqipërinë mbi përkufizimin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike) është “mbyllur”. Kështu shkruan media greke “Energypress.gr” në një artikull që ka publikuar në datën 9 Shkurt, ku shkruan se së shpejti pritet një deklaratë nga dy qeveritë.

Siç shkruan media greke, marrëveshja do të implementohet shumë shpejt dhe Greqia do të nisë kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në Jon.

“Siç dihet, pala shqiptare në të kaluarën ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së eksplorimit të hidrokarbureve në detin Jon, duke konsideruar se blloqet 1 dhe 2 janë zona të territorit të saj.

Historia e formimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë është e gjatë, por duket se mbyllet përfundimisht pas marrëveshjes që, sipas “Energypress”, dy qeveritë pritet ta shpallen zyrtarisht së shpejti.

Please follow and like us: