Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta, artistët hyjnë me forcë në ndërtesën e Teatrit dhe i bëjnë thirrje ministres Kumbaro

Artistët e teatrit kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në pr/ligjin e kundërshtuar prej tyre. Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë transparencë për gjithçka dhe kërkojnë takim me Kumbaron.

“I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që tu përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”, thonë artistët.

Përderisa nuk është caktuar ende një datë se kur ministrja Kumbaro do t’i presë, artistët parashtrojnë datën 14 shkurt, të mërkurën në orën 16:00 në ambientet e TK-së dhe presin që Kumbaro të shkojë.

Please follow and like us: