Aksident në Rrugën e Kombit, avokati përplas makinën e policisë
Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.
Një makinë që drejtohej nga një avokat, ka goditur një mjeti të policisë së Kurbinit, duke lënë tre persona të plagosur.
Plagë mësohet se ka marrë avokati dhe dy efektivë policie që ndodheshin në mjetin tjetër.
Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja, ndërsa është shpallur në kërkim.
Dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.
Please follow and like us: