Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ i jep Astrit Velise mandatin si deputet të PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), zhvillon sot mbledhjen e tij të radhës. Pika e parë e rendit të ditës është dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike (PD) në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pritët që këtë mandat ta marrë kandidati, Astrit Veliaj.

Dy kandidatet gra në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja, kanë depozituar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet nga kandidimi duke refuzuar mandatin e deputetit. Në dorëheqjet e depozituara nga Jani dhe Qosja, të dyja kandidatet e motivojnë refuzimin për t’u bërë deputete me “motive personale”.

Dy zonjat renditeshin në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mosrespektim të kuotave gjinore. Sipas kësaj, mandati i lënë nga Eduard Halimi duhet t’u shkonte fillimisht dy grave dhe vetëm nëse ato refuzojnë, siç edhe ndodhi, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendet Astrit Veliaj.

Please follow and like us: