Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Mocion debati për Ramën, po përdor metoda naziste për spastrimin e shqiptarëve

Kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur nga selia blu se nesër do të thërrasë në një mocion me debat për Kryeministrin Rama.

“Mijëra familje shqiptare janë hequr nga ndihma ekonomike. Përjashtimi është kriminal. Jemi vendi i vetëm në Europë që ka çuar drejt emigracionit me vullnetin e Ramës kryeministër mijëra shqiptarë.

Rama po përdor metoda naziste, spastrimi ndaj shqiptarëve. Një prej tyre është heqja nga skema e ndihmës ekonomike. U bëj thirrje mediave ta vendosin këtë “Holokaust” në qendër të vëmendjes së tyre”, shprehet Basha.

Më tej kryedemokrati deklaroi se, “Ministrja është në kushtet për t’u çuar për ndjekje penale, sepse ka shpërdoruar detyrën, sepse nuk na ka dhënë informacion brenda dy javëve për skemën dhe kriteret e ndihmës. PD do të kërkojë mocion me debat për këtë skenar naziskin të Ramës”.

Please follow and like us: