Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Çitaku përplaset sërish me Daciçin: Ke probleme me ëndrrat që sheh

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, është përplasur sërish me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Shkak është bërë deklarata e këtij të fundit se Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që Rusia nuk ka gjasë ta njohë atë.

Por reagimi i Çitakut ka qenë edhe pak letrar në përmbajtjen e vet diplomatike.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione Ëimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Twitter.

Please follow and like us: