Para në Instagram pa ndihmën e reklamave
1-Përdorni shumë hashtage, tre ose katër prej të cilave të jenë të njohura për publikun e gjerë, ndërsa pjesa tjetër të përshtatet me atë që ju kërkoni të tregoni.
2-Mos i lini postimet pa përshkrim. Përdorni dicka që përfshin një fjali të njohur, një pyetje si dhe përdorni emoji.
3-Postoni cdo ditë. Ndjekësit tuaj kanë nevojë të shohin të reja, ndoshta dhe më tepër se një herë.
4-Bëni like që të merrni.
5-Komentoni për një follow. Për të rritur ndjekësit, bëni komente tek audienca ku i nxitni për t’ju ndjekur.
6-Koha është flori. Postoni vetëm kur audienca juaj është aktive.
7-Follow për follow. Duhet të ndiqni vetëm njerëzit që ju ndjekin, hiqni personat joaktivë dhe mos ndiqni më shumë profile se sa ju ndjekin.
8-Jini origjinial. Profili juaj duhet të ketë një temë të caktuar, në mënyrë që njerëzit të kenë arsye për t’ju ndjekur.