Megan Foks: Mos kërkoni moral në Hollivud
Aktorja e famshme Megan Fox beson se Hollivudi është ‘moralisht i falimentuar’. 31-vjeçarja në një intervistë për E! News foli fjalë shumë të ashpra për industrinë e filmave. Ylli i Transformers tha: “Aty nuk shqetësohet njeri mbi të drejtat e individëve. Për sa kohë që i mbijetoni xhirimeve dhe ata kanë marrë prej jush atë çfarë kishin nevojë, nuk ju intereson më edhe nëse vdisni. Nuk ka rëndësi nëse thyen një krah apo këmbë”. Ajo vazhdoi të shpjegojë duke u shprehur se në këtë industri nuk ka moral, duke vënë theksin tek çështjet e sigurisë. “Ju mund të jeni me të vërtetë shumë sëmurë dhe ndërsa vazhdoni të punoni, njerëzit nuk do ta kuptojë këtë. Nuk ka rëndësi siguria juaj apo mirëqenia fizike sepse ti je e fundit në listë”. Meghan është e martuar me Brian Austin Green, ka tre fëmijë Noah, Bodhi dhe Journey, si edhe ka një karrierë shumë të sukseshme në aktrim. Nuk ka dyshim që kjo periudhë është mjaft emocionuese për Megan pasi ka filluar xhirimet për linjën e saj të të brendshmeve me Fredrick’s Of Hollywood.