Ndue Ukaj: Udha e gabuar e Kosovës
Kosova i ngjan atij njeriut që udhëtonte në një tren lokal, dhe në çdo stacion, pasi treni ndalej, ai e zgjaste kokën jashtë dritares, e lexonte emrin e vendbanimit dhe psherëtinte thellë.
Një bashkudhëtar, kur e vëren këtë gjest të çuditshëm, e pyeti: “Pse po psherëtini aq trishtueshëm? Ju lutem, a mund t’ju ndihmoj gjë”?
Udhëtari iu përgjigj: “Faleminderit, s’ kam nevojë për ndihmë, por, t’ ju them të drejtën, qëmoti është dashur të zbrisja, sepse po udhëtoj në drejtim të gabuar.
Kosova po udhëton në drejtim të gabuar. Pa vizione të qarta. Pa asnjë cak dhe pa asnjë qëllim. Me një tren të lodhur dhe me defekte të mëdha; tren ky që nuk shpie askund. Me disa ushtëtarë që ofshajnë dhe nuk dinë t’ i lexojnë dhe as t’i kuptojnë shenjat e kohës. Me disa politikanë që u ka humbë udha në oborr, dhe që e shohin se, qëmoti kanë gabuar rrugë, por nuk duan të kthehen prapa. Dhe, me një opinion publik të çakorduar, që është mësuar me psherëtima e gulçima pafund.