Superkrimi me pronat e Ministrisë së Mbrojtjes
Në gjysmën e pronave të saj Ministria e Mbrojtjes nuk është pronare me letra . Ajo duhet të ketë në pronësi 1391 objekte në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që administron 1269 objekte, ndërsa 122 të tjera janë tjetërsuar.
Por Ministria e Mbrojtjes nuk disponon çertifikatë pronësie për të gjitha pronat që administron. Për të marrë certifikatën e pronësisë për 1235 prona Ministria i është drejtuar Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme(ZRPP) në të gjithë vendin, nga të cilat janë lëshuar çertifikatë pronësie vetëm për 603 prej tyre.
Pra për pothuajse gjysmën. Pjesa tjetër e pronave publike është bërë objekt grabitjesh masive dhe ZRPP ka qenë institucioni kyç në këtë grabitje.,,
Të dhenat e mësipërme të këtij superskandali vijnë të raportuara nga “Skandal.al”, i cili thotë se zotëron të plotë korrespondencën e ministrisë së Mbrojtjes me Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZRPP), midis titullarëve të këtyre institucioneve përkatësisht Ilirjan Muhos e Petrit Vasilit, për këtë shqetësim katër vjeçar por me një sens, nga ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria drejt ZRPP, por deri këtu. Pa kthim, madje ku është përfshirë edhe ministria e Drejtësisë dhe Petrit Vasili personalisht, shkruan “Skandali”.
Sipas të cilit: E gjithë çfarë ka ndodhur është dukshëm produkt i këtij qëndrimi kriminal të ZRPP. Ka qenë i qëllimshëm dhe ka favorizuar të gjithë aktet e tjera kriminale ku janë përfshirë biznesmenë, zyrtare bashkish, zyrtare komunash, zyrtarë të ZRPP vendore, noterë, gjykatës.
“Nëse hetimi që kanë nisur e duhet të çojnë deri në fund policia e prokuroria është serioz, ai duhet të hetoje deri në fund vonesat dramatike të rregjistrimit të pronave të Ushtrisë në bregdet, heshtjen, mosreagimin dhe mosrregjistrimin e këtyre pronave nga ZRPP, pavarësisht kërkesave lumë të ministrisë së Mbrojtjes dhe komandave respektive të Ushtrisë për rregjistrimin e tyre”, raporton Skandali.