Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Demonstrata të edukatorëve, punëtorëve, pensionistëve dhe njerëzve të plaçkitur në Teheran dhe në të gjithë vendin

Të mërkurën më 21 shkurt 2018, Teherani dhe qytete të tjera përjetuan protesta të mbajtura nga edukatorët, punëtorët, pensionistët dhe njerëzit e plaçkitur nga institucionet qeveritare, përfshirë Kaspianin, Afzal Toosin, Arman Vahdat dhe të tjerët.

Një pjesë e madhe e protestuesve përballë parlamentit ishin njerëzit e plaçkitur që këndonin slogane: “Po përdorin Islamin, për të shtypur popullin”; “Larijani është gjyqtar, është shok loje me hajdutët”; “Qeveria tradhton; Parlamenti e mbështet”; “Asnjë komb tjetër nuk ka parë kurrë një qeveri kaq të turpshme”.

Njerëz të plaçkitur nga institucioni shtetëror Arman Vahdat nga qytete të ndryshme, veçanërisht nga Ahvazi, morën pjesë në tubim.

Edukatorë në pension, të cilët ishin mes demonstruesve para Parlamentit të regjimit, po këndonin: “jetesa, dinjiteti, është e drejta jonë e patjetërsueshme”, “nuk do të pushojmë, derisa të fitojmë të drejtat tona”, “të burgosurit politikë duhet të lirohen” , “Mësuesi i burgosur duhet të lirohet”, “mësuesi prapa hekurave, klasa është e zbrazët”. Ata thoshin, ndërsa paga minimale e vendosur nga vetë regjimi është katër milionë tomans (800 $), paguhen më pak se një milion tomans dhe nuk janë në gjendje të sigurojnë nevojat bazë për veten dhe familjet e tyre. Protestuesit, mes të cilëve gratë luajtën një rol të rëndësishëm, kishin flamuj ku lexohej: “Unitet, zgjim, jo varfëri, jo papunësi”, “bukë, strehim, liri”, “sigurimi efektiv dhe trajtimi i lirë është e drejta jonë absolute”, “plaçkitësit e fondeve të pensioneve afatshkurtra duhet të shkarkohen”, “lufta kundër korrupsionit dhe përvetësimit siguron mbrojtjen ligjore dhe mirëqenien e pensionistëve “.

Please follow and like us: