Kristi Progri, përfaqësuesja e Mozilla-s për Shqipërinë
Tashmë jeta jonë është pandashmërisht e lidhur me teknologjinë. Ajo ka ndryshuar gjithë rrjedhën e ngjarjeve kudo nëpër botë dhe merr një pjesë të konsiderueshme të kohës sonë.
20-vjeçarja Kristi Progri, si shumë bashkëmoshatarë të saj, është e dhënë pas zhvillimeve të teknologjisë. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e tyre, ajo është veshi dhe zëri në Shqipëri i një prej gjigantëve të teknologjisë në botë, Mozilla-s.
Prej fillimit të këtij viti, ajo është zgjedhur përfaqësuese e Mozilla-s në Shqipëri. Në Ballkan janë vetëm tri femra që kanë këtë status: përfaqësuesja e Rumanisë, Greqisë dhe Kristi nga Shqipëria.
Ajo ndihet e privilegjuar që po kontribuon në rritjen e komunitetit; monitoron “mozillianë” të tjerë dhe njerëz që kanë pasion ueb-in e hapur. Punon çdo ditë së bashku me ekipin, organizojnë evente për të përgatitur dhe evidentuar liderë të pasionuar pas teknologjisë. Mozilla aktualisht operon me më shumë se 400 përfaqësues në botë dhe 20.000 vullnetarë.
26 shkurt 2015