Ish-shefi i Shtabit, Gjunkshi: Pse Meçollari s’duhet të jetë negociator i detit?
Ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, aktualisht deputet i PD, Xhemal Gjunkshi, u shpreh në studion e Report Tv, se Artur Meçollari nuk mund të jetë në tryezën e negocimit të ‘Detit’ me Greqinë.
Sipas Xhunkshit, Meçollari ka shkelur statusin e ushtarakut, arsye për të cilat, sipas tij, është larguar nga Forcat e Armatosura.
“Artur Meçollari, nuk mund të jetë pjesë e tryezës për negocimin e hapësirës detare. Ka shkelur stautsin e Forcave të Armatosura, për këtë arsye është larguar. Ekzistojnë dokumentetë plota që ka shkelur statusin e ushtarakut dhe për këtë arsye nuk mund të jetë pjesë. Nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie të shtetit tonë me NATO-n por me interesin kombëtar. Në radhë të parë është interesi kombëtar, pastaj ai për NATO-n. Njëherë për veten, shtëpinë, familjen tonë. Është i gjithë dokumentacioni i nevojshëm se Meçollari nuk ka kartë identiteti të plotë për të përfaqësuar këtë komision. Ai është aspak i kualifikuar për fushën ku do të negociojë”, u shpreh Gjunkshi.
Sa i takon negociatorit tjetër, Ylber Dogjani, komandat i Flotës Detare, Gjunkshi tha se ai nuk është i kualifikuar për një çështje të tillë. “Ai që është koka, eprori i Forcave Detare që nuk ka edukimin profesional për të zgjidhur çështjen. Nuk është i aftë profesionalisht për të qenë pjesë e negocimit. Realisht zotëria nuk është i aftë personalisht”, u shpreh ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi.