Pseudonimi “Tajari”, pas Artan Hoxhës i sulet edhe Mira Kazhanit
Duket se nuk i del inati. Me pseudonimin “Tajar” pas Artan Hoxhes kerkon të zhduket nga mediat edhe Mira Kazhanin. Ja sulmi ashpër jo vetëm ndaj Artan Hoxhës, por dhe Kazhanin nga…”Tajari”:
“Nganjëherë nuk ka shumë kuptim të jetosh me media e të lexosh media e të mos ndjehesh i keqardhur për ndonjë koleg që ka patur një problem dhe ndoshta është detyruar të shkelë edhe mbi profesionin edhe mbi veten por edhe mbi etiken që e rrethon si gardhi këtë profesion. E kjo sjellje për të siguruar diçka, ndoshta të domosdoshme e si mjet për ta marrë këtë gjë që ndoshta i takon, ka zgjedhur që të përdoret.
Një përdorim i rëndomtë e nga njerëz të rëndomtë siç është rasti i gazetarit Artan Hoxha i cili nuk lë rast dhe mundësi që t’i shpëtojë që të vihet në shërbim të se keqes dhe të përdoret prej saj duke sjelle deri manipulim serioz të fakteve dhe të vertetave.
Në të njëjtën linjë me gazetarin e kulisave mediatiko politike e banditeske deri kriminale është edhe gazetarja intervistuese e paepur dhe e paguar rëndë, Mira Kazhani.
Po çfarë fijesh i mbajnë lidhur këto dy dritare mediatike të manipulimit dhe të ofrimit të hapsirës së lirisë së shprehjes për banditë, kriminele të dënuar apo në proces apo manipulues të opinioneve publike, përveç parasë dhe pagesës. Urojmë të jetë vetëm kjo e jo më shumë se kaq.
Historia e këtyre, sidmos, 20 vitëve të fundit ka treguar se shumica e bandave në Shqipëri i kanë përdorur këta dy “korifenj” të fjalës së lirë për të njoftuar kundërshtarët e tyre apo për t’i bërë presion drejtësisë apo politikës që ata gjithmonë të jenë në rregull me ligjin e tyre, atë të krimit.
Kthimi në shërbëtorë të bandave dhe banditëve është shkelja më e rëndë që mund të bëjë një gazetar. Eshtë shumë e rëndë edhe nëse vetëm pretendohet se është i tillë. Por nuk duket të jetë i tillë nga këta që kanë edhe media edhe ekrane ku ftohen e recitojnë ritualin e tyre të përditshëm të përdorimit, keqpërdorimit dhe të manipulimit.
Artan Hoxhën e njofin të gjithë e aspak rastësisht disa e njohin më shumë e disa më pak. Ai përveçse u ka shërbyer me devotshmëri bandave dhe kulisave banditeske ka jetuar në shtëpi të tyre dhe ka ndarë me ta tavolinat e ngrenjës dhe të pijes e duke qenë kështu dashur pa dashur edhe një këshilltar komunikimi për ta.
Asnjëhere ai nuk e ka mohuar se ka qëndruar në shtëpinë e njërit prej grupeve të krimit të Tropojës, tek Haklaj, për një kohë të gjatë. Apo nëse i bëjmë një shikim në kohë ndërthurjeve të këtij ‘investiguesi’ del se është përdorur edhe nga Tomë Doshi në akuzat e hetuara nga Prokuroria për të kërkuar të Fushë Krujës.
Mira Kazhani është … thjesht dërgonte pyetjet qe i jepeshen tek të dënuar ordinerë dhe për krime të rënda që të merrte përgjigje prej tyre thjesht për të dezinfomuar opinionin e deformuar të vërtetat e hidhura për banditët e kriminelët e që bëheshin të tilla edhe për Mirën pasi paguhej, paguhet për këtë…. sa tek Izeti sa tek Jaho e sa tek ect ect…
Ishin dhe janë thjesht pyetje dhe pyetesorë për të manipuluar opinionin publik, model sigurimi i shtetit”, shkruan personi me psuedonimin Tajari.