Albspirit

Media/News/Publishing

Mashtrimi 400 mijë euro, arrestohet ish prefekti i Fierit

Bujar Hasaj, ish perfekt i Fierit u arrestua sot nga Policia e Tiranës, i akuzuar për mashtrim, thanë burime policore. Hasaj akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë nga 400 mijë euro. Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim. Urdhri i arrestit është ekzekutuar sot nga Policia. Burime policore thanë për mediat se një prej të mashtruarve ishte shtetas kanadez.

Please follow and like us: