Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Gresa Latifi, fituese e trofeut ndërkombëtar për shkencëtarët e rinj

Gresa Latifi u lind në Gjilan, u rrit në Kosovë. Mori formimin bazë dhe mbaroi studimet bachelor në fakultetin Ekonomik të Prishtinës për Menaxhim dhe Informatikë, ia doli me shumë vullnet të mbaronte me rezultate të shkëlqyera studimet master në Gjermani, në Friedrich Schiller University of Jenna, në degën e Ekonomikut.

hdvXcC_Y_400x400

Tashmë ajo vazhdon studimet e doktoraturës me bursë në Universitetin Politeknik të Milanos në Itali, ku dhe është e angazhuar në mësimdhënie. Gresa ka fituar çmimin EU-SPRI Circulation Award (çmimi ndërkombëtar për shkencëtarët e rinjt, vlerësim i dhëne ky nga Bashkimi Europian).

Në intervistën ekskluzive për Urbanus Blog ajo shprehet:

Si ju lindi pasioni për ekonominë?

Nuk mund të them se janë vetëm një apo dy arsyje që nxitën pasionin tim për ekonominë. Kjo para së gjithash ka te bëjë me familjen, pasiqë mami im ka këtë profesion, pastaj afinitetin që kam pasur për shkencat egzakte qysh në shkollimin fillor, për të dalë më tutje tek kurioziteti që më është krijuar që nga adoleshenca për rolin e parase në ekonomi.

Ju keni prekur nga afër edhe arsimin brenda vëndit edhe atë jashtë, cilat do ishin dallimet mes tyre? 

Për fat të keq mund të konstatoj se dallimet janë të mëdha dhe të shumta. Nëse i referohemi mësimnxënies, në Universitetin e Prishtinës, në vazhdimësi na është kërkuar që të mësojmë në mënyrë mekanike dhe atë material që na është sugjeruar, t’a marrim për të mirëqënë, ndërkaq e kundërta ndodh në universitetet evropiane. Aty përgjithësisht udhëzohesh që të zhvillosh mendimin kritik dhe ta shprehësh atë përmes ballafaqimit me kolegët, përfshirë këtu edhe profesorët të cilët jo rrallëherë janë edhe shkencëtarë eminent botëror. Kjo është vetëm një pjesë e pikëpamjes sime sa i përket dallimit në metodologjinë e të studiuarit ndërmjet vendeve evropiane dhe vendeve tona. Për më shumë, dallimet në organizimin e punës në mes të universiteteve tona dhe atyre evropiane (me renome) prekin aspekte të ndryshme organizative dhe përmbajtesore për të cilat do të flas në ndonjë rast tjetër.

Cilat ishin vështirësitë e fillimit dhe pse vendosët të shkonit jashtë dhe konkretisht në Gjermani? 

Ishin vështirësi me të cilat ballafaqohet secili i huaj në një ambient të ri. Ndryshimi i mënyrës së jetesës, ballafaqimi kulturor, adaptimi me sistemin e punës në universitet, i cili dallonte shumë me atë paraprak. Ishin këto disa nga momentet sfiduese që e përcollën fillimin tim në Gjermani. Megjithatë si pjesë interesante dhe sfiduese e sistemit të edukimit superior në Gjermani ishte edhe fakti se studenti kishte tëdrejtë ti nënshtrohej provimit më së shumti dy herë (edhe në qoftë se ky do të ishte provimi i fundit). Kjo dallon shumë kur kemi parasysh sistemin tonë të arsimit superior, i cili lejon që studentët të plaken nëpër koridoret e fakulteteve

Ju keni fituar çmimin ndërkombëtar për shkencëtarët e rinjt,vlerësim i dhëne ky nga Bashkimi Europian. Çfarë do të thotë kjo për karrierën tuaj profesionale? 

Secili cmim që fitohet me mund ka vlerën e vet për cdo individ. Sa i përket cmimit EU-SPRI Circulation Award, mund të them lirisht që është një hap i cili përvec se është vlerësues, në të njëjtën kohë edhe më inkurajon që të vazhdoj me të njëjtin ritëm në avansimet e mija shkencore. Kjo ka të bëjë veçanerisht me zhvillimin e mëtejshëm të Ekonomisë së Inovacionit jo vetëm në Itali apo në Holandë, por edhe në Shqipëri dhe në Kosovë në një të ardhme të afërt.

Ju jeni edhe lektore në universitetin e Milanos, por a mendoni të ktheheni dhe të jepni kontributin tuaj në Kosovë apo Shqipëri?

Në fakt jam ligjëruese në universitetin që ju e përmendët. Ligjëroj lëndën Biznes dhe Ekonomi industriale studentëve të nivelit master. Padyshim që synimi im dhe i gjithë kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria është që një ditë të kthehemi dhe të japim kontributin tonë aty ku edhe përkasim. Në dy vëndet tona ka nevojë shumë për rritjen e cilësisë së studimeve dhe avansimin e metodave pedagogjike. Ka shumë të rinjë të sukseseshëm të cilët i kam takuar nëpër universitete me më renome të Evropës, e që janë të gatshëm për të kontribuar në vendin e tyre. Është detyrë e instutucioneve përkatëse si në Shqipëri edhe në Kosovë që të krijojnë hapesira për të shfrytëzuar potencialin e tyre. E ritheksoj, këta profesionistë nuk duhet dekurajuar me gjëra ‘koti’ e as nuk duhet friguar  prej tyre, sepse nga ta përfiton vet shteti dhe gjeneratat që po vijnë.

Çfarë këshille do i jepnit të rinjve sot që synojnë kërkimin shkencor? 

Kërkimi shkencor është një fushë tek e cila arrihet përmes disa fazave studimore. Para së gjithash duhet të punohet shumë dhe në menyrë sistematike secilën ditë dhe secilën orë. Mbi këtë bazë konsideroj se secili i ri me ambicie shkencore mund të fillojë rrugëtimin nëse veçse e ka ndarë mendjen për një gjë të tillë. Është dicka e mundshme.

Po momentalisht me çfarë po merreni përveç pedagogjisë? 

Aktualisht po merrem me përmbylljen e dy projeketeve që kam filluar me dy kolegë në Universitetin e Utrecht-it në Holandë. Janë projekte me rëndësi për ekonominë e Bashkimit Evropian, të cilat me theks të veçantë po përgatiten pikërisht në këtë universitet, i cili njihet për studime të avansuara në inovacione dhe sipermarresi.

Një mesazh motivimi për të rinjt që duan të ndjekin rrugën tuaj?

Mos lejoni që askush të ndërhyjë në ambiciet tuaja profesionale. Çdo gjë është e mundur nëse keni vullnet dhe punoni shumë pavarësisht profesionin që e keni zgjedhur. Secilin vit që po shkon, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova po e kanë edhe më të lehtë qasjen nëpër universitetet me renome. Kjo per faktin që një ose dy gjenerata para tyre vecse i kanë hapur shtigjet dhe shqiptarët më nuk janë të panjohur për qarqet intelektuale këtu.

 

Please follow and like us: