Arrestohet ish-pronari i Universitetit Kristal, akuzohet për falsifikim diplomash
Ahmet Muça, ish-pronari i Universitetit Kristal është për falsifikim diplomash. Ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale E.P.
Prej dy muajsh, Muça ishte vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa mësohet se është hetuar për shitje diplomash me logon e ish- Kristalit.
Ai ka pajisur me diploma disa persona që nuk rezultonin të regjistruar. Diplomat e Universitetit Kristal jepeshin 25 mijë euro dhe shiteshin edhe në kohën kur Kristali ishte hapur, por jo vetëm.
Burimet thanë se Muça shiste diploma edhe pas mbylljes së Universitetit Kristal.
Please follow and like us: