Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet shkaku i vdekjes së kapitenit fiorentinas

Vdekja e parakohshme ishte një tronditje e madhe për futbolli, veçanërisht për atë italian. Ndarja nga jeta e futbollistit Davide Astori, u pasua me deklarata të shumta sa i përket vdekjes së tij. Madje pati aludime të cilat pohonin se do të fillojnë hetimet për vrasje të qëllimshme të 31-vjeçarit. Por sot është zbuluar e vërteta, dhe rezultatet e autopsisë kanë vërtetuar se shkaku i vdekjes së mbrojtësit të Fiorentinës ka qenë ataku kardiak. Kapiteni i skuadrës humbi jetën në një hotel, dy orë para se skuadra e tij të përballej në kampionat me Udinezen.

Please follow and like us: