Agron Duka uron mësuesit, duke filluar nga nëna e tij
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka uruar mësuesit për 7 Marsin. Urimin ka zgjedhur që ta bëj me nënën e tij, e cila ka shërbyer si arsimtare.
Postimi në Facebook:
7 Marsi, për mua, nuk është thjeshtë dita në të cilën kujtojmë dhe nderojmë të gjithë mësuesit tanë, mësuesit e fëmijëve tanë dhe të atyre që do të vijnë pas.
Jo vetëm sepse kam pasur fatin të ushtrojë këtë profesion fisnik për pesë vite të jetës time në shkollën e Mesme Bujqësore (Manzë).
Por sepse kam lindur dhe jam rritur në një familje arsimtarësh, të cilët më kanë mësuar vlerën e këtij profesioni të çmuar dhe të dobishëm për fuqizimin e çdo shoqërie.
Ndaj, duke uruar nënën time, dhe duke kujtuar tim atë që nuk është më, kam kënaqësinë të uroj gjithë mësueset dhe mësuesit.
Të nderuar kolegë: Gëzuar Ditën e Mësuesit dhe suksese në punën tuaj!