PD mbledh nesër Kryesinë, zbulohen vendimet që pritet të merren
Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet nesër në orën 17:00. Duke iu referuar burimeve nga PD bën me dije për se mbledhja e kryesisë bëhet pas përfundimit të analizës në degët e PD. Analiza e degëve të Partisë Demokratike është bërë pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017, për funksionimin e strukturave si dhe rezultatin për secilën prej tyre. Kryesia do vendosë nesër datën për t’i hapur rrugë mbledhjes se Kuvendit Kombëtar të PD, ku do diskutohet platforma që do ketë partia.
Please follow and like us: