Themelohet Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57-të mori vendimin për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoni. Zyra e Shtypit e kësaj qeverie tha se “për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, qeveria në seancën e sotme mori vendimin për themelimin e këtij institucioni kombëtar”. ”Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë do të jetë një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës”, shtoi kjo zyrë./koha/
Please follow and like us: