Pronari i ish-universitetit Kristal del sot para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë
Pronari i ish-universitetit “Kristal” Ahmet Muça do të dalë para Gjykatës së Tiranës ditën e sotme, në ora 10:30 për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” që ka kërkuar prokuroria ndaj tij. Prokuroria e Tiranës e ka vënë atë në hetim për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit. Ministrisë së Arsimit, i është dërguar një kërkesë për informacion në lidhje me numrat e amzës të vendosura nga Muçaj në 4 diplomat e hetuara si të falsifikuara.
Po ashtu Ministrisë i është kërkuar informacion për numrat e protokollit dhe firmat e titullarëve në këto diploma të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale. Muçaj u prangos dy ditë më parë nga Policia e Tiranës për llogari të hetimit se edhe pas mbylljes së universitetit të tij ai lëshonte diploma kundrejt vlerës 2500 euro.