Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet vendimi për moskontrollin e Llalës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka zbardhur vendimin për të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar (Vettingun) për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi i cili vjen pasi Llalla deklaroi se nuk do të merrte një post në Gjykatën e Apelit, mban firmën e tre anëtarëve të trupës gjykuese, Roland Ilia kryesues si dhe Pamela Qirko dhe Olsi Komici anëtarë.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se Vettingu për Llallën u ndërpre për shkak se ai hoqi dorë për të marrë postin në Apel.

“Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë ai humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15- vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit “G” të Aneksit Kushtetues”, thuhet ne vendimin e arsyetuar të tre anëtarëve të trupës gjykuese.

Please follow and like us: