Patozi tregon arsyet pse Basha nuk e bashkon dot PD
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, teksa ka komentuar drejtimin e PD-së nën lidershipin e Lulzim Bashës dhe teksa ka komentuar mbledhjen e kryesisë, ka thënë se Basha sot e bunkerizoi PD-në.
“Në PD ka një krizë politike dhe jo burokratike.
Basha sot formalizoi dhe kërkon ta bunkerziojë më shumë PD-në”.
Më tej Patzoi rendit arsyet përse nuk bëhet bashkimi i PD nëpërmjet riorganizimit.
“-Së pari nuk do
Veprimet i ka të qëllimshme dhe nuk i ka spontane
-Së dyti nuk di
-Dhe e ka të pamundur edhe sikur ti kishte të dyja.
Është më i papërshtatshëm për ta bërë këtë”- u shpreh Astrit Patozi. /CNA.al
Please follow and like us: