Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi: Gratë luftarake të Iranit janë forca kryesore për ndryshim

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane, tha se gratë ishin në qendër të kryengritjes mbarëkombëtare të janarit të vitit 2018, e cila tronditi në themele regjimin e mullahëve. Ajo shtoi se historia 39-vjeçare e këtij regjimi është historia e shtypjes së grave iraniane, dhe nga viti në vit, ligjet mizogjine janë shtuar dhe masat represive kundër grave janë intensifikuar. Kërkesat më të vogla të grave në këtë regjim nuk mund të zbatohen, sepse jehona e secilës prej këtyre kërkesave në vesh të mullahëve është e njëjtë me përmbysjen e regjimit.

Znj. Rajavi vuri në dukje se mullahët i kanë privuar gratë nga një prej të drejtave të tyre më themelore, pra nga e drejta për të zgjedhur veshjet dhe e kanë vendosur velin e detyrueshëm ndaj grave si një mjet për shtypjen e përgjithshme të shoqërisë.

 

Ajo u tha mullahëve në pushtet se kur ju torturoni dhe ekzekutoni dhjetëra mijëra Mojahedin dhe gra të tjera aktiviste, kur ju  u hiqni atyre të drejtat më themelore, atëherë gruaja iraniane ka të drejtë ta përmbysë regjimin klerikal. Dhe kjo e drejtë sigurisht do të përkrahet. Përmbysja e këtij regjimi është e drejtë e gruas iraniane. Në të njëjtën kohë, është mënyra e saj e vetme për të arritur lirinë dhe barazinë. Siç dëshmohet nga përvoja e 39 viteve të fundit, ky regjim nuk ka lënë asnjë rrugë apo mjet  tjetër.

Zonja Rajavi tha se kryengritja iraniane nuk është vetëm për rrëzimin e një sistemi politik; është një kryengritje kundër fundamentalizmit fetar. Gratë nuk dolën në rrugë për të kërkuar ndonjë gjë nga regjimi; ato duan të eliminojnë regjimin klerikal. Gratë nuk janë ngritur për të kërkuar vetëm lirinë e tyre; ato janë ngritur për të çliruar të gjithë kombin.

Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane shtoi se rrethanat e tanishme kanë krijuar potencialin për vazhdimin e protestave dhe gratë kanë një rol vendimtar në shkatërrimin e atmosferës së frikës, represionit dhe skepticizmit, si dhe në organizimin e kryengritjeve dhe përhapjen e protestave.

Sipas zonjës Rajavi, përkrahja e luftës kundër fundamentalizmit është projekti më i madh i kësaj epoke për mbrojtësit e të drejtave të grave dhe që kur zemra e këtij fundamentalizmi rreh në Iran dhe nën sundimin klerikal, mbështetja e kryengritjes së popullit iranian, dhe veçanërisht e grave iraniane, për përmbysjen e regjimit klerikal është dyfish e rëndësishme.

Zonja Rajavi edhe një herë nënvizoi kërkesat urgjente të popullit dhe rezistencës iraniane, të cilat ajo i ka shtruar në Këshillin e Evropës më 24 janar dhe bëri thirrje për një veprim të menjëhershëm botëror për lirimin e të burgosurve të kryengritjes, garantimin e lirisë së fjalës dhe grumbullimit dhe zhdukjen e shtypjes së grave dhe të velit të detyrueshëm.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: