Albspirit

Media/News/Publishing

Financimi rus për PD, Kryemadhi: Përralla, Rama veshi fustan për të bërë foto me Obamën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë lë lidhje me financimin nga Rusia e Partisë Demokratike. Duke i quajtur përralla Kryemadhi deklaroi se këto gjëra nuk janë problem thelbësorë që ka vendi ynë. “Problemi nuk është nëse Basha bëri foto me Trump apo ka bërë lobing në SHBA. Rama veshi fustan për të bërë foto më Obamën. Jam kundër kompanive lobiste. Po të investigohet janë miliona euro e dollarë për lobimin e Ramës në SHBA. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve, filmat me 007 janë bërë qesharakë duke parë që përrallat duan të na largojnë vëmendjen nga gjërat kryesore”. tha Kryemadhi.

Please follow and like us: