Trump shkarkon nga detyra Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkaruar nga detyra e sekretarit të shtetit, Rex Tillerson.
Vendin e Tillerson do ta zerë drejtori i CIA-s Mike Pompeo. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka dhënë lajmin për shkarkimin e tij përmes një njoftimi në Twitter.
Trump ka falenderuar Tillerson për shërbimin e deritanishëm, ndërsa ka shprehur besimin se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantastike.
Ndërkohë, Gina Haspel do të bëhet drejtoresha e parë femër e CIA-s, siç bën të ditur vet Trump.
“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit, ai do të bëjë një punë fantastike! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë mënyrë. Urime për të gjithë!”, ka shkruar Trump.