Fritz Radovani: Viti 2018 i Kastriotit dhe i madhi Martin Camaj
12 Mars 1992…
Asht le në fshatin Temal të Veriut të Shkodres. Prindët e dergojnë në Gjimnazin e Jezuitëve të Shkodres, ku merr mësimet e para. Në vitin 1944 shkëputet nga Shqipnia dhe per pak vite asht mësues. Në vitin 1949 i jepet mundësia me ndjekë studimet në Beograd, ku perfundon shkelqyeshem universitetin per gjuhen sllave dhe romane.
I hapet njëfarë “drite” që per arsye të studimeve fillestare në Shkoder, i shuhet edhe ajo.
Detyrohet me u largue nga Beogradi në vitin 1956, dhe shkon në Romë Itali, ku vazhdon studimet dhe konsiderohet Akademik.
Në vitin 1969 triumfon në zemren e Martinit dashunia per Gjuhen Shqipe të Nanës…
Perfundon studimet per Albanologji në Universitetin e Mynihut në Gjermani.
Ishte Profesor aty, kur me 12 Mars 1992 mbylli sytë vezullues të Tij si shkectar i vertetë, tue na lanë një perlë shumë të çmueshme artistike nder Veprat e Tij…
Në Letersinë Shqipe, Martin Camajt, vendin ia ka caktue Prof. Arshi Pipa…
Martin CAMAJ: Hija e Gjergj Kastriotit
Shum vjet mbas vdekjes barijt e panë
Gjergjin mbi majet e Dibrës në kalë
tue shkue për Krû.
Andej lumit i ecte hija shpatit
tue i prekun majet e lisave kryet;
“Gjergj, ndalu njiherë, pashë Zotin! –
I britte nji plak tue ngâ mbas tij kambzdathë.
-Turqit m’a vranë djalin dhe vajzën…
vajzen m’a shnderuen te votra.
Ndalu, ndalu, Skanderbeg e kthe dalë!
Shatorret anmiku në mbrame i dij ku i ngul
e shtiqet e ngushta n’udhtim ku i këput.
Un due me vdekë, o zot, i ngimë me gjakun e tyne,
përndryshej toka s’ka me më lanun mbrendë
me djalë, as qiella me thithun nji ajr me vajzë.
Nxire pallën, bre burrë!”.
Skanderbegu pa sjellun kryet ulej majes teposhtë,
parzmorja e hekurt e armët pa krisë.
-O plak fatkeq, pse e mundon ashtu hijen?
-Britne barít për së largut.
Lene Gjergjin me shkue për Krû!”.
Atbotë Skanderbegu u zhduk mbas malit,
por andej lumit hija i eci mbi lisa me qinda vjet
për rrugë tue shkue në Krû.
Shenim: Në këte pervjetor, ky material u pergatitë nga Fritz Radovani.
Melbourne, Mars 2018.