Taylor Swift kapet me kopje
Ylli i popit Taylor Swift është akuzuar për kopjimin e një reklame parfumi të vitit 2016 në videoklipin e saj të fundit ‘Delicate’.
Kënga e Swift, që u publikua mbrëmjen e së dielës, kishte ngjashmëri me reklamën e Kenzo që u krijua nga producenti Spike Jonze, fitues i Academy Award.
Në reklamën e Kenzo, shfaqet balerina dhe aktorja Margaret Qualley, që u mërzit në një mbrëmje Gala ku po merrte pjesë.
Ajo ngrihet nga tavolina dhe shkon në nje vend me pasqyra. Pasi vë re që askush nuk po e shikonte fillon të kërcejë.
Ndërsa në videon e Swift , ylli i popit mëzitet duke u intervistuar nga gazetarët dhe gjithashtu bën fytyra qesharake përpara se të kuptojë që është e padukshme. Kur kupton padukshmërinë e saj të re, Swift fillon të kërcejë.
Video e këngëtares ka marrë vetëm në 3 ditë mbi 24 milionë klikime në YouTube. Por Taylor akoma nuk ka reaguar në lidhje me akuzat.