Albspirit

Media/News/Publishing

Policia britanike nis hetime për vrasjen e një rusi në Londër

Policia britanike ka nisur hetime për vrasjen e biznesmenit rus, Nikolai Glushkov, me bazë në Londër.

Ky veprim vjen pasi autopsia ka treguar se Glushkov ka vdekur nga ndrydhja në qafë.

Glushkov ka qenë bashkëpunëtor i afërt i oligarkut rus, Boris Berezovsky, kritik i Kremlinit, i cili ka vdekur në rrethana të diskutueshme në vitin 2013.

Glushkov, 68 vjeç, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër, më 12 mars, një javë pasi ish-agjenti rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij, Yulia, janë helmuar me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Policia tha të premtën se në këtë fazë, “nuk ka asgjë që sugjeron ndonjë lidhje me tentimvrasjet në Sallsbëri apo ndonjë provë se Glushkov është helmuar”.

Please follow and like us: