Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata çeke refuzon apelin e hakerit rus

Një gjykatë në Hagë refuzoi apelin e të dyshuarit rus për krime kibernetike, Yevgeny Nikulin, kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme çeke për të mos i dhënë azil politik.

Nikulin, 30 vjeç, është në paraburgim në Çeki qysh në tetor të vitit 2016.

Ai është në fokus të një retorike luftarake midis Moskës dhe Uashingtonit dhe mund të ekstradohet ose në Rusi, ose në SHBA.

Gjykata tha se apeli i Nikulinit ka qenë i pabazë dhe se qëllim i tij ka qenë të shmangë ekstradimin e mundshëm në SHBA.

Arrestimi i Nikulinit në Pragë, më 2016, është bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga SHBA-ja, ku dyshohet për piraterimin e rrjeteve sociale LinkedIn dhe Formspring dhe të shërbimit online Dropbox, më 2012-2013.

Pas arrestimit, Rusia ka kërkuar nga autoritetet çeke që ta ekstradojnë atë në vendin e tij, duke thënë se ai është i dyshuar për një vjedhje në internet prej 2,000 dollarësh, në vitin 2009.

Nikulin e mohon se është haker. Avokatët e tij kanë argumentuar se klienti i tyre duhet të kthehet në Rusi, sepse ai nuk do të kishte gjykim të drejtë në Shtetet e Bashkuara.

Please follow and like us: