Reagim i ashpër i nënkryetares së bashkisë Lezhë: Krimineli Rama do e marrë përgjigjen
Pas arrestimit të bujshëm të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, reagoi edhe zëvendësja e tij.
Nënkryetarja e bashkisë Lezhe Alfrida Marku, e cila e ka quajtur arrestimin e Frrokut një hakmarrje politike nga ana e kryeministrit Rama.
Ajo e cilëson Ramën një kriminel dhe e paralajmëruar se një përgjigje për këtë akt do e marrë nga qytetarët e Lezhës.
Reagimi
Politikisht, kryeministri kriminel, kriminelët e tij në Lezhë dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm.
Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike.
Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë.
Asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit.