Ndërron jete Komisari i Policisë
Ndahet nga jeta Komisari i Policisë Zenun Gojani. Lajmin e bënë të ditur “Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim”, që shpreh ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta e tij.
“Me dhimbje morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë, Komisar Zenun Gojani!
SH. P. P. L – 2013 shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve për humbjen e birit, bashkëshortit, babait të shembullor. Ngushëllime Organizatës së Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me mbi 20 vite karrierë policore.
Komisar Gojani ishte nje oficere policie i përkushtuar dhe profesionist në të gjitha detyrat që ka mbajtur deri në Drejtor i Portit Durrës.
Humbje e madhe për familjarët, humbje e madhe për Organizatën e Policisë!
Shpirti yt u prehtë në paqe Komisar Zenun Gojani!”, shkruan “Shoqata E Punonjësve të Policisë në Lirim”.