Albspirit

Media/News/Publishing

Fatmir Xhafaj: Janë goditur disa grupe kriminale, 7 në 1

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një reagim në rrjete sociale ka deklaruar se nga aksionet e fundit të policisë janë goditur disa grupe kriminale.

Reagimet e Xhafajt  

 Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit.

Dëshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe evropianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale.

Please follow and like us: