Muç Nano: I kërkoj falje Ilda Bejlerit nëse e kam fyer…
Një ndër lajmet më të bujshme të javës së shkuar ishte komenti që Mustafa Nano bëri për Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin, dhe zhveshjen e tyre në ekran. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”, ku ka folur edhe një herë për këtë deklaratë, Muç Nano është shfaqur më pak “radilak”. Gjatë debatit me kontekstualistin Çurri, në një moment Nano është penduar dhe i ka kërkuar ndjesë Ilda Bejlerit për përgojimin disa ditë më parë në emisionin e tij “Provokacia”.
Por më herët i ngacmuar nga moderatori Çani, gazetari Nano tha: “Mos më bëj të iki nga emisioni, mos ma zër në gojë emrin e saj, nuk dua të flas për atë. Ajo është më banale sa veshja e saj, është një qenie aq vulgare, si mund të sulmohet njeriu me shprehje të tilla: E ka pas babën kapter, ka veshë këmishë leshi, e ka pas babain sigurims”,- tha Nano. Nano tha më herët se nuk ishte marrë me personin e moderatoreve në monolog, por me veshjet e tyre.