ISKPK promovoi librin “Saga e Blloshmëve nën terrorin komunist”
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit me rastin e ditës së lindjes së poetit martir, Vilson Blloshmi të pushkatuar nga diktatura promovuan ne 19 mars 2018, në sallën e Akademisë së Shkencave, botimin e saj “Saga e Blloshmëve nën terrorin komunist”, të autorit Bedri Blloshmi. Libri është konceptuar si një kronikë e bazuar në dokumenta historike, arkivore dhe dëshmi të shumëllojshme për historikun e kësaj Dere të Madhe Atdhetare. Në këtë takim ishin të pranishëm studiues, historianë, gazetarë, ish-të përndjekur, studentë e familjarë, deputetja demokrate Dhurata Cupi, kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, Bujar Leskaj. Ne kete takim referuan Agron Tufa, Sadik Bejko, Cerciz Loloci, Entela Kasi, Tanush Mulleti, etj.