Zbatimi i njëanshëm i ligji, tipar kryesor i Narkodiktaturës!
Të dashur miq, pasi u shpall kryegjykatës dhe kryeprokuror i vendit, Edvin Kristaq Rama, me urrejtjen e tij primitive atërore, ka ndërmarrë një terror të egër kundër opozitës së vendit, të cilën ai me gjuhwn staliniste të një krimineli në pushtet e quajti “ekspertizë të gënjeshtrës”.
Kështu ai, ndërkohë që bllokoi arrestimin e Saimir Trafikut, iu kthye pasaporta narkoministrit Tahiri, u lirua Sota që transportonte paratë e krimit të Tahirit, u largua me urgjence për Itali në kundërshtim me ligjet e vendit financieri bandës Tahiri-Habilaj, i dërgon në qeli për qetësim Aldo Bares ndrikullën Gjoni, dhe në një kohë kur për ngarkesën më të madhe të kokainës, sipas të gjitha gjasave porositur nga Edvin dhe Olsi Rama, u arrestuan vetëm një punëtor dhe një shofer, kryeprokurori dhe kryegjykatësi Rama, në një valë terrori tipike për një narkoshtet ka arrestuar njëri pas tjetrit me dhjetëra zyrtarë të opozitës.
Në këtë kontekst unë nuk di si është situata e regjistrimit të pronave tek Rana e Hedhun dhe për pasojë nuk mund të mbaj asnjë qëndrim përveç mbështetjes së ligjit, por përsëri dënoj dhe nuk mbështes kurrë zbatimin e tij të njëanshëm.
Kështu, konkretisht, në rastin e tokave të Spillesë, Kavajës, kur kreu i bashkisë Rroshi bashke me Kryetarin e PS se Kavajes kane vjedhur me falsifikim dokumentash qindra hektarë toke në breg të detit në Kavajë dhe i kanë regjistruar në emër të kushërinjve të Rroshit dhe Dajës, Rroshi kryetitullari i Bashkisë nuk u arrestua!
Përkundrazi, vazhdojnë ndërtimet në tokat e vjedhura vetëm 40 m nga buë uji i detit! Prandaj ftoj çdo qytetar të shtrojë pyetjen; a kemi qartësisht një standard të dyfishtë?
Përveç kësaj, në rastin Kavajë u arrestua vjehrri i kreut të PS Dajës, Cikalleshi për këto vjedhje, sepse ishte drejtues i hipotekës së rrethit. Por çfarë ndodhi pas arrestimit të Cikalleshit? Në mënyrën më të pabesueshme dhe tejet domethënëse, në vend të tij drejtoreshë e hipotekës Kavajë u emërua fiks vajza e Cikalleshit, që është në burg për falsifikim!
Vetëkuptohet që vajza e Cikalleshit u emërua aty për të ndihmuar kryeprokuror Ramën duke fshirë provat dhe gjurmët e falsifikimeve në mënyrë që dhe babi të dalë sa më shpejt nga burgu.
Pra në Kavajë, kemi jo vetëm falsifikim dokumentesh, por edhe tentativë për prishje provash, si edhe ndërtime në buzë ujë, pra vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes, siç thuhet, me bashkëpronarë Edvin dhe Olsi Ramën.
Prandaj dhe arrestimi, nuk them hetimi, i Fran Frrokut është vepër kriminale e urrejtjes primitive atërore e Edvin Kristaq Ramës ndaj opozitës për qëllime qartësisht politike! Përdorimi i njëanshëm, si shpatë e partisë, i drejtësisë nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari për tu ngritur dhe hedhur sa më parë në koshin e plehrave të historisë Noriegën e Shqipërisë si rrezikun aktual më madhor kombëtar të shqiptarëve!